Lidhjet mafioze të shqiptarëve me italianët më së shumti janë vendosur në burgje. Dhe pas daljes nga qelia, ata rifillojnë aktivitetin kriminal, shpesh duke e nisur aty ku e kanë lënë.
Statistikat deri në fund të vitit 2020 bëjnë të ditur për 2300 shqiptarë të burgosur në Itali, ndonëse autoritetet shqiptare thonë se mund të jenë edhe më shumë, por nuk ka statistika më të plotë, ndikuar kjo edhe nga mungesa e informacionit për shkak të pandemisë.
Burgu është shpesh pikënisja e një jete krimi dhe jo fundi. Për shembull, në burgjet puljeze kriminelët shqiptarë po bien në kontakt me mafian italiane. Duket se ky është edhe rasti i Arben Zogut që filloi furnizimin e Romës me kokainë që tani kontrollohet nga shqiptarët.
Ai vuante dënimin në të njëjtin burg me Roço Belloço, bosin e një prej familjeve më të fuqishme të Ndrangetas, një situatë që krijon premisa për një shoqëri fitimprurëse. Në fakt, pretendohet se grupet italiane dhe shqiptare jo vetëm që po formojnë aleanca, por janë duke krijuar dhe grupe të përziera.
Kjo duket se është tendenca e re, ku disa grupe kriminale italiane janë të gatshme që të delegojnë disa aktivitete dhe të reduktojnë numrin e personelit të tyre, duke lënë grupe të tjera që të kontrollojnë punën në terren me lejen e tyre. Shqiptarët punojnë me të gjitha grupet. Kanë krijuar lidhje të shumta, e dinë ku ta gjejnë drogën dhe si ta transportojnë, janë partnerë me vlerë dhe nuk i prek kurrkush, pasi mbrohen nga grupet mafioze më të fuqishme, që nga Mafia, Camorra dhe Ndrangeta. Ata nuk merren me shpërndarje me sasira të vogla nëpër rrugë; luajnë rolin e ndërmjetësit dhe punojnë mirë, janë të besueshëm.
Lidhjet midis grupeve italiane dhe shqiptare janë evidentuar nga një numër operacionesh policie në periudhën midis 2019 dhe 2020. Gjatë operacionit Rëra 2 në muajin dhjetor 2019, nëntë të dyshuar – shtatë prej tyre ishin shqiptarë u arrestuan nga karabinierët si pjesë e goditjes së trafikimit të kanabisit dhe kokainës në Firence. Në janar 2019, një shqiptar dhe një malazez u arrestuan së bashku me anëtarët e klanit të Kazamonikës në Romë, si pjesë e operacionit Brazil Loë Cost që shkatërroi një grup që furnizonte me kokainë Romën dhe Napolin.
1 gusht 2019, pesë shqiptarë, një rumun, dhe një italian u arrestuan në kuadër të operacionit Shqiponja e Zezë. Sipas informacionit që erdhi pas arrestimeve, kokaina nga Kolumbia arrinte në Roterdam, dhe aty ndahej në pako më të vogla me nga 15 deri në 50 kilogramë, dhe më pas transportohej për në Itali nga shqiptarë me vetura të modifikuara, me dysheme me fund të dyfishtë (makinat modifikoheshin në një ofiçinë në Madrid, që mendohet se ishte në pronësi të kolumbianëve, kundrejt pagesave prej 10,000 deri në 20,000 euro, si dhe pagesë në kokainë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Burgu#TopChannel
Ещё видео!