Athina pret që ndarja e detit të finalizohet para Qershorit 2023
Më 22 Dhjetor do të zhvillohet më në fund vizita e shtyrë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në zonat e banuara nga minoritarët grek ne jug të Shqipërisë. Vizita e kreut të qeverisë greke te enjten do të nisë nga Himara dhe më pas në Dervican.
Duket se përgatitjet e kësaj vizitë i ka marre përsipër shefi i diplomacisë greke Niko Dendias që pas Beogradit viziton Tiranën të mërkurën. 24 orë përpara se shefi i tij të vizitojë zonat e minoritetit grek Dendias do të bisedojë me homologen Xhacka dhe kryeministrin Rama detajet teknike të paraqitjes në Hagë të dosjes për ndarjen e zonave detare mes të dy shteteve.
Pala greke pret që të ketë përparim në çështjen e nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët, sa më shpejt që të jetë e mundur, brenda gjysmës së parë të vitit 2023 në mënyrë që të dy vendet të mund të apelojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre për çështjen e delimitimit të zonave detare.
Hapa të rëndësishëm në këtë drejtim janë bërë gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri për Samitin e Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor që u zhvillua në fillim të Dhjetorit në Tiranë.
“Greqia ka dëshmuar se mund të zgjidhë çështje të tilla të pazgjidhura me udhëzimin e vetëm të së drejtës ndërkombëtare deklaroi z. Mitsotakis gjatë qëndrimit në Tiranë.
Arsyeja që pala greke dëshiron ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje pezull është, nga njëra anë, politika agresive e Turqisë në rajon, e cila pritet të intensifikohet në muajt në vijim për shkak të zgjedhjeve presidenciale
Nga ana tjetër, nëse Greqia nënshkruan demarkacionin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë, atëherë sipas shtypit grek laku shtrëngohet për Tripolin dhe Ankaranë, të vetmet vende në rajon që refuzojnë të zbatojnë dispozitat e së drejtës ndërkombëtare. Athina është bërë më e vendosur për të ndare hapsiren detare, veçanërisht pas marrëveshjes së fundit Turqi-Libi që riktheu në plan të parë diskutimet për raftet kontinentale në rajon.
Burimet diplomatike sipas gazetareve greke dëshmojnë se pala shqiptare shfaqet pozitive në përshpejtimin e këtij procesi por kërkon nga Athina përfshirje më aktive në çështjen e Kosovës si dhe mbështetje në procesin e përshpejtimit te anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Deri tani asnjë takim në nivel teknik mes te dy shteteve nuk ka ndodhur për të çuar më tej marrëveshjen. Një pengesë qendrore në lidhje me demarkacionin është ndikimi i ishujve Ereikousa dhe Othona, pasi Shqipëria nuk pranon parimin e vijës mesatare dhe ndikimin e plotë të këtyre ishujve.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!