Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Brataj deklaroi se këto ditë ka pasur rreth 35 raste të dyshuara, të cilëve iu është bërë analiza e koronavirusit dhe që fatmirësisht kanë rezultuar negativë.
Duke u shprehur se është normale që qytetarët të frikësohen, pasi kemi të bëjmë me një sëmundje, mjeku i QSUT i këshilloi të gjithë të përdorin sa më shumë dezinfektues, pasi sipas tij, shkatërrojnë viruset.
“Rasti i parë ishte Kina, kushdo që vinte nga atje ne vendosëm protokollin, që autokarantinën. Ne i thonim, nga momenti që vinte, se do të rrinte 14 ditë në karantinë. Virusi mund të mbijetojë disa orë, duke përdorur dezinfektues, ato shkatërrohen, ndaj dhe qytetarët duhet të përdorin sa më shumë dezinfektues”, tha mjeku.
Më tej, ai dha disa këshilla edhe për prindërit, të cilët shqetësohen për temperaturën te fëmijët e tyre, duke iu thënë që të mos i drejtohen spitalit, nëse të vegjlit e tyre nuk e kalojnë temperaturën 38 gradë e gjysmë.
Ещё видео!