Lajme arkiva 2005
Fatos Nano: Jam këtu me autoritetin e kryeministrit për të theksuar se ne kërkuam dhe vendosëm standarde për zgjedhje të lira dhe qeveria është krenare që arriti të garantojë këtë gjë. Gjithkush që po sillet që nga deklarimet deri tek veprimet bllokuese të administrimit të rezultateve të zgjedhjeve në grupe numërimi apo në komisione, kryesisht përfaqësues të opozitës, ka tendenca t’i thyej këto standarde dhe pasi kam kontaktuar drejtpërsëdrejti me drejtuesit e institucioneve që i ngarkon kushtetuta me administrimin e zgjedhjeve.
Pra si kam marrë të gjithë informacionin e drejtpërdrejtë apo pjesën që ata kanë bërë publike i referohem tërheqjes së vëmendjes nga kryetari i KQZ Celibashi para pak kohe. Pasi zyra ime ka komunikuar me drejtuesit e ODHIR-it, të OSBE-së dhe ambasadorët e vendeve kryesore të trajtës që ka presidencën e BE-së. Dua të theksoj qe ne do të vazhdojmë deri në fund të respektojmë ligjin dhe nuk do lejojmë as Berishën, askënd tjetër të thyejë standardet e këtyre zgjedhjeve të cilat e ritheksoj për qeverinë janë më të rëndësishme sesa rezultati.
E theksoj këtë duke sjellë në vëmendje të të gjithëve, votues dhe administrues të votës se ligji është mbi të gjithë qeveria është e vendosur të mos lejojë që ligjet të shkelen. Në frymë njerëzore dhe me filozofinë politike që më karakterizon këtë dua ta përkthej me sentencën zëri i shqiptarëve nuk mund të mbytet, votat e tyre do të numërohen. Prandaj mesazhi im në këtë konferencë shtypi është të numërohen votat.
Gazetarja: Ju thoni se komisionerët e PD po bllokojnë KZZ, por ka dhe të dhëna se edhe komisionerë të PS si për shembull në zonën e Durrësit kanë braktisur KZZ, është e vërtetë kjo dhe çfarë masash do të merrni ju?
Fatos Nano: Ju jeni e lirë dhe sovrane të shtoni informacion, unë sapo dhashë pjesën time të informacionit pas një kontaktimi të drejtpërdrejtë telefonik me të gjithë kandidatët e mi në të 100 zonat, nuk më rezulton në asnjë rast që heronjtë e numërimit të votave apo anëtarë të komisioneve të PS-së, po them heronj se është një punë e lodhshme në këtë orë gjithashtu, të mos jenë prezent në detyrë. Përkundrazi, po sforcohen për të rikthyer në detyrë pëfaqësuesit e opozitës. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!