Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Tetor të 2021, duke ngritur disa akuza për Ferdinand Rrushin, si të vetmin person të arrestuar për ngjarjen e rëndë.
Ai do të përgjigjet para drejtësisë shqiptare për rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e kufomës së 43-vjeçarit, si dhe mbajtjen pa leje të armëve.
Hetimet deri më tani kanë dokumentuar lëvizjet e bëra të autorit dhe viktimës deri në vendin ku u gjet i pajetë nga hetuesit në Qafë Mollë, por ende nuk kanë shkuar drejt gjetjes së armës dhe makinës së përdorur në krim.
Hetuesit u përpoqën të pendonin Ferdinand Rrushin, me qëllim që ai të rrëfente mbi ngjarjen, por përpjekjet nuk rezultuan me sukses.
Ndërkohë një dritë jeshile i është hapur edhe ekstradimit të tij në Itali, ku kërkohet si përgjegjës për trafik të lëndëve narkotike, ekstradim që do të duhet të presë deri në mbylljen e hesapeve me drejtësinë shqiptare.
Tv Klan
#ruzhdihoxha #hetime
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!