Në Shqipëri, çdo vit e më shumë skema e pensioneve është duke thelluar “borxhin”. Kjo është evidente edhe në kushtet kur qeveria është në pamundësi për t’i rritur ato për vite me radhë, përveç indeksimit.
Skema funksionon në mënyrë të tillë, ku paratë e paguara nga punonjësit sot kontribuojnë në pensionin e nesërm. Por, sipas INSTAT në vend mosha e jetëgjatësisë është rritur, emigracioni është thelluar dhe për herë të parë vdekjet janë më të larta se lindjet. Të gjithë këto faktorë kanë sjellë rreth 35 mijë kontribues më pak në 2020-ën.
Pas reformës që iu bë në vitin 2014, sipas ekspertit Artan Gjergji vendi ka nevojë sërish për ndërhyrje në skemën e pensioneve:
“Duhet një kolonë e dytë në skemën e pensioneve, përveç asaj të detyrueshmes dhe atyre vullnetare. Një skemë e re që është mbi baza profesionale, ku kontribuojnë ata nën 30 vjeç e poshtë. Në këtë mënyrë shpëtohet brezi i ri, pro krijohet dhe një kosto për shtetin në 20-30 vitet e ardhshme, por në afatgjatë shpëton skemën e detyrueshme nga falimentimi.”
Qeveria ka gati edhe ligjin për fondet private të pensionit. Sipas ekspertit kjo nuk zgjidh përfundimisht problemin me skemën e detyrueshme:
“Ndihmon një pjesë të qytetarëve që kanë të ardhura të larta, por duhet të kemi kujdes, se nuk e zgjidh përfundimisht problemin e skemës së detyrueshme”.
Deficiti i skemës për pensionet e qytetit u rrit me 5% në 2020-ën, ndërsa për ato rurale ishte edhe më i thellë në 12.5%.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Pensionet#INSTAT#TopChannelNews
Ещё видео!