Kryeministri irakian Mustafa al-Khadhimi u shfaq në një takim me drejtues të lartë të ushtrisë dhe qeverisë, pasi i mbijetoi një atentati me dronë, që vunë në shënjestër rezidencën e tij të dielën herët në mëngjes. Menjëherë pas sulmit, Kryeministri kishte dhënë një mesazh televiziv ku dukej i qetë dhe në gjendje të mirë fizike. Zyrtarët patën thënë paraprakisht se kryeministri i vendit i kishte shpëtuar i palënduar sulmit.
Pas atentatit të dështuar ndaj tij, Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi u shfaq sot duke drejtuar një takim ku merrnin pjesë oficerët e lartë të ushtrisë dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Në një deklaratë thuhet se forcat e sigurisë po merrnin “masat e nevojshme” në lidhje me sulmin.
Kryeministri Al-Kadhimi i mbijetoi një atentati me dronë të armatosur që sulmuan rezidencën e tij në orët e para të së dielës dhe zyrtarët thanë se ai shpëtoi pa u lënduar.
Dy zyrtarë irakianë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se shtatë nga truprojat e tij u plagosën në sulmin me dy dronë të armatosur që ndodhi në Zonën e Gjelbër, pjesën më të fortifikuar të Bagdadit.
Ata folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të jepnin deklarata zyrtare.
Menjëherë pas sulmit, Kryeministri dha një mesazh televiziv.
“Banesa ime u sulmua, por falë Zotit jam mirë me shëndet. Forcat tuaja të sigurisë dhe ushtrisë po punojnë për stabilitetin dhe mbrojtjen e Irakut. Sulmet me raketa dhe dronë nuk ndërtojnë atdheun dhe nuk ndërtojnë të ardhmen. Ne punojmë për të ndërtuar vendin tonë nëpërmjet respektimit të shtetit dhe institucioneve të tij dhe duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë irakianët”, tha Kryeministri al-Kadhimi.
Sulmi përshkallëzon më tej tensionet e shkaktuara nga refuzimi i milicive të mbështetura nga Irani për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.
Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm për autorësinë e sulmit. Ndërkohë, kryeqyteti Bagdad u gdhi sot nën masa të forta sigurie, me prani të shtuar të forcave të sigurisë.
Sulmi u krye në një periudhë përplasjesh mes forcave të sigurisë dhe milicive shiite pro-iraniane, mbështetësit e të cilëve kanë qëndruar jashtë Zonës së Gjelbër për gati një muaj pasi ata refuzuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Irak, në të cilat humbën rreth dy të tretat e deputetëve të tyre./ VOA
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Al-Kadhimi#Irak#TopChannelNews
Ещё видео!