A e dini se kush është njeriu më i pasur në botë? Gjasat janë që ju të thoni emrin e Elon Musk, Jef Bezoss, Bill Gates apo Ëarren Buffett. Dhe nuk do të gabonit nëse e bëni këtë pasi jeni mbështetur në burimet tradicionale. Lista e përvitshme e miliarderëve të revistës amerikane Forbes, është ajo që gjurmon pasuritë e njerëzve të pasur të botës. Por, nuk është e thënë që lista të jetë ajo e sakta, pasi pasuritë e shumë njerëzve, pasuri të stërmëdha këto, shpesh nuk shfaqen në klasifikimin e saj.
Ajo që mund të quhet "Pasuria e errët" bën që shumë nga personat më të pasur të botës të mbeten enigmatikë dhe të fshehtë. disa njerëz të pasur në fakt, duan të fluturojnë nën radar. Paraja tërheq vëmendje dhe ata do të donin të jetonin të qetë. të tjerë kanë fituar pasuri sekrete në mënyra jo shumë të pëlqyeshme. lordë droge, për shembull, nuk mund të shfaqen në klasifikimin e revistës forbes. E nuk mund ta bëjnë këtë as gangsterët apo diktatorët.
Por fakti është se ka shumë pasuri të errët nëpër botë. ka disa që vlerësojnë se presidenti i rusisë, Vladimir Putin, ka një pasuri që varion nga 70 miliardë dollarë në mbi 200 miliardë dollarë. kohët e fundit sidoqoftë, ëhstë përfolur jo pak për pasurinë e tij. Por sidoqoftë, ne vazhdojmë të mos shohim që emri i liderit rus të diskutohet përkrah atij të Musk, Bezos, Gates apo Buffett, sepse pasuria e tij është e lidhur me banka të zymta dhe investime në të gjithë botën.
Dhe e njëjta gjë ndodh edhe me shumë e shumë njerëz të tjerë. Ne kemi zgjedhur që më poshtë, të flasim për 17 individë dhe familje, që kontrollojnë një pjesë të madhe të "pasurisë së errët".
Dhe do ta fillonim me Ilham Aliyev, presidentin e azerbajxhanit që mendohet se ka një pasuri prej më shumë se 900 milionë dollarësh.
I lindur në Baku, në Azerbajxhan, Ilham Aliyev u diplomua në universitetin shtetëror të Moskës për marrëdhënie ndërkombëtare. Ai mori edhe masterin atje dhe më pas përfundoi edhe doktoraturën në Histori. Ai u bë fillimisht zëvendës president i kompanisë shtetërore të naftës në azerbajxhan në 1994.
Me kalimin e viteve, ai u zgjodh në asamblenë kombëtare të Azerbajxhanit, u bë president i komitetit kombëtar olimpik dhe u zgjodh edhe shefi i delegacionit azerbajxhanas në këshillin e evropës. kryeministër u zgjodh për të parën herë në gusht 2003.
Disa muaj më vonë, babai i tij, asokohe presidenc i Azerbajxhanit, dha dorëheqjen për shkak të shëndetit jo të mirë dhe zgjodhi të birin si zëvendësues.
Ilham Aliyev cimentoi kështu presidencën pasi në 2003 fitoi edhe zgjedhjet edhe pse protestat dhe akuzat për manipulim vote ishin të mëdha. Performanca e tij si president është vendosur shpesh në shënjestër të kritikave dhe Azerbajxhani konsiderohet se ka një nga qeveritë më pak demokratike në botë.
Paga zyrtare e Ilham Aliyev, si president, është vetëm 230 mijë dollarë në vit, por falë dorës së hekurt me të cilën ai mban burimet e naftës së azerbajxhanit, familja e tij ka njohur një prosperitet të jashtëzakonshëm.
Djali i tij, raportohet se zotëron nëntë prona luksoze në Dubai me vlerë 45 milionë dollarë. dhe ai i bleu këto prona kur ishte vetëm 12 vjec ndërkohë që shuma e shpenzuar për to, përbën pagën që një azerbajxhanas i thjeshtë do të merrte në 10 mijë vjet.
Vajzat e tij raportohet se kanë po ashtu prona me vlerë rreth 30 milionë dollarë në Dubai. Sipas ligjit në Azerbajxhan, zyrtarët publikë nuk mund të kenë biznese private por ligji nuk aplikohet mbi fëmijët dhe bashkëshortet e tyre. Vajza e Ilham Aliyev, Arzu, një personalitet televiziv dhe modele, raportohet se zotëron miliona dollarë në aksione kompanish dhe asete të tjera si Silk Ëay Bank dhe Së Holding. Vetëm kjo e fundit zotëron disa dhjetëra kompani, përfshirë kompaninë shtetërore të aviacionit dhe kontraktorin zyrtar shtetëror.
Ata janë vizionarë, jane guximtarë, kthejnë në ar çdo gjë që prekin.
Shpesh ëndërrimtarë e këmbëngulës...
Ndonjëherë të përkëdhelur nga fati, ndonjeherë të ngritur nga hiçi...
Janë ata që kanë ngritur perandori miliarda dollarëshe, ata që kryesojnë klasifikimet e më të pasurve të globit...
Janë ata qe nuk dinë tv ndalen e kërkojnë akoma më shumë…
Njihuni me më TE PASURIT e planetit!
Rubrika më e re në Top News
Çdo të Shtunë, Ora 17:15
Autore: Ardita Beçolli.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TePasurit#TopChannel
Ещё видео!