Një sërë komunikimesh në rrjete e enkriptuara si Sky dhe Enkrochat të zbardhura nga autoritetet e huaja dhe vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme çoi në zbardhjen e 4 ngjarjeve kriminale në Shkodër dhe Tiranë.
1 vrasje, 1 tentativë vrasje dhe dy plane atentatesh për të cilat janë siguruar mjete për kryerjen e tyre, sipas SPAK janë kryer nga disa prej personave të arrestuar apo të shpallur në kërkim një ditë më parë, mes të cilëve biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Kështu, SPAK thotë se ka zbardhur vrasjen e shtetasit Gjin Boriçi, ngjarje e ndodhur në verën e 2020 në Shkodër dhe ka zbuluar nëpërmjet komunikimeve se dy persona të rëndësishëm të botës së krimit kanë shkëmbyer objektivat, duke marrë përsipër vrasje për llogari të njëri-tjetrit.
Behar Bajri dhe Ervis Martinaj janë personat që sipas hetimeve kanë marrë përsipër të kryejnë këto krime.
Kjo vrasje sipas hetimeve është e lidhur me tentativën tjetër për vrasje në Tiranë, ndaj shtetasit Kleanthi Musabelliu, ngjarje e kërkuar nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili kishte pasur me të një konflikt, ku Musabelliu e ka plagosur pas një sherri në zonën e Pazarit të Ri, në Shtator të vitit 2017.
Në mesin e ngjarjeve që sipas SPAK janë zbardhur janë edhe atentatet në tentativë ndaj Taulant Pepajt dhe Dorjan Dhuli, Ibrahim Liçi e Genc Tafili.
Mesazhet e përcjella nga Franca, Holanda dhe Belgjika, treguan edhe implikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, ku në pranga për korrupsion ra prokurori Xhevahir Lita, si dhe ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri.
Bistri, sipas burimeve, ka komunikime me biznesmenin Pëllumb Gjoka, të cilin e lajmëronte për kontrolle në një biznes të tij në zonën që mbulohet nga Komisariati 2, në kohën kur Bistri ishte shef i këtij Komisariati.
Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në 26 banesa dhe ambiente ku janë sekuestruar shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi me të cilat monitoreshin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.
Aksioni i SPAK çoi në arrestimin e 6 personave, mes të cilëve ish-kampioni i boksit Astmer Bilali, ndërsa 9 të tjerë janë shpallur në kërkim. Dy persona të tjerë, jashtë hetimit, u arrestuan gjithashtu gjatë kontrolleve, pasi u kapën me armë pa leje.
Ngjarjet e zbardhura
1-Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.
2-Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit Taulant Pepaj, ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.
3-Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Kleanthi Musabelliu, ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.
4-Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorjan Dhuli, Ibrahim Liçi dhe Genc Tafili, ndodhur gjatë vitit 2020.
Te arrestuar
Pëllumb Gjoka
Edmond Preka
Astmer Bilali
Ardit Hasnabega
Oltion Bistri
Xhevahir Lita
#PAK
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!