SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Ne jemi brenda parametrave për të cilat jemi angazhuar dhe nuk do ta rrisim asnjë qindarkë më shumë se sa angazhimi ynë buxhetin e mbrojtjes, të tjerët që janë më të pasur se ne, mund ta bëjnë dhe ne i përshëndesim dhe mbështesim në rritjen e buxhetit të mbrojtjes. Ne, jo! Ne do të vazhdojmë ta rrisim buxhetin e mbrojtjes sipas parametrave të përcaktuar në Samitin e Uellsit për të arritur në atë 2% e mirënjohur në afat. Nga ana tjetër ne ku ti marrim NATO-s ndonjë buxhet tjetër jo më të shtojmë akoma nga buxheti jonë që të flasim hapur, siç ju tani e dini që unë flas. Kështu që shpresoj t’i marrim NATO-s ca fonde për të realizuar ëndrrën e Portit Ushtarak të NATO-s ashtu sikundër shpresoj të marrim edhe ca fonde të tjera për mbrojtjen kibernetike, ky është synimi ynë. Ndërsa për mbrojtjen ne do të kontribuojmë ekzaktësisht qindarkë për qindarkë aq sa jemi angazhuar dhe është shumë për Shqipërinë, por duke qenë se jemi në NATO ne jemi korrekt dhe për këtë korrektesë jemi vlerësuar dhe vlerësohemi. Ne do të vazhdojmë të jemi shumë korrekt me angazhimet. Se e kam dëgjuar që kanë dalë disa që do mbrojnë botën, por ne këtu jemi në këtë pikë.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!