[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ka marr fund telenovela e Skënderbeut me vizat për ne Irlandën e Veriut ku do te përballet me Krusanders ne ndeshjen e kthimit, te vlefshme per turin e dyte te eliminatoreve te ligës se kampioneve. Zgjidhja ka ardhur nëpërmjet Ambasadës Britanike ne Paris, ku sipas presidentit te Skënderbeut Ardian Takaj, lojtaret dhe stafi do te pajisen me viza hyrëse ekspres. Udhëtimi per ne Belfast do te kryhet me charter dhe pa praninë e tifozëve. Mirëpo kjo lëvizje i ka kushtuar ekipit dyfishin e kostos. Dy dite me pare, lojtareve te Skënderbeut iu refuzua vizat nga Ambasada Angleze ne Athine duke rrezikuar prezencën e lojtareve ne përballjen me Krusanders te martën e ardhshme. Pas reagimit te Federatës Shqiptare te Futbollit organizmi me i lart i Futbollit Evropian UEFA e ka zgjidhur problemin duke evituar humbjen ne tavoline per 5 here rresht kampionet e Shqipërisë. Ky ishte nje rast i paprecedent per skuadrat shqiptare pjesëmarrëse ne Europe.
Ещё видео!