Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu, ndoqën nga afër nisjen e procesit të vaksinimit masiv të popullatës mbi 70 vjeç në sheshin ‘Skënderbej’. Veç objektivit për të vaksinuar gjysmë milionë qytetarë deri në Maj, kryeministri tregoi se ambicia për të përmbyllur vaksinimin e të gjithë popullatës është rritur.
“Besoj që brenda Majit do të do të kemi gjysmë milioni qytetarë të vaksinuar dhe kam bindjen e plotë që do të ecim shumë shpejt pasi kemi siguruar sasi të konsiderueshme. Vazhdojmë punën për të siguruar të gjitha sasitë e nevojshme dhe besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar. Mbetemi të bindur që deri në Pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar e gjithë popullata, por për sa më takon Ogerta thotë ‘mos e thuaj’, mendoj që do ta bëjmë edhe më parë. Do ta tejkalojmë edhe atë afat”, tha Rama.
Ndërsa ministrja Manastirliu thotë se dozat janë shpërndarë tashmë në gjithë Shqipërinë.
“Synojmë të kemi një sasi vaksinimesh ditore 10 mijë në ditë duke rritur në ditët në vijim. Procesi i vaksinimit do të njoftohet nga mjeku i familjes, ku kryhet, vendin dhe datën e kryerjes së tij”, tha Manastirliu.
Që prej fillimit të procesit të vaksinimit, në të gjithë vendin janë kryer mbi 65 mijë vaksinime, në personel shëndetësor, mësues dhe të moshuar. Shqipëria e ka nisur procesin e vaksinimit në Janar dhe deri më tani ka përdorur, 4 lloje vaksinash, Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Sinovac.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!