Nga shërbimet e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në kuadër të zhvillimit të operacioni policor "Progress", u arrit sekuestrimi i 2 kg lëndë narkotike e dyshuar Heroine, si dhe arrestimin e dy shtetasve dhr shpalljen ne kerkim te dy tjereve : Franc Petrit Malo, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Gerald Agim Mucollari, 28 jec, banues ne Tirane.
Në vijim të operacionit "Progress" dhe hetimeve disa mujore, në ngarkim të shtetasve të sipërcituar, u arrit të përcaktohet vendodhja e drogës dhe e autoreve, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tyre, në rrugen "Komuna e Parisit" Tiranë. U konkludua se lënda narkotike e llojit Heroine e kishte origjinen nga Turqia me destinacion shitjen e saj per tregun e brendshem. Sasia e lëndës të dyshuar si narkotike e lartpermendur, u sekuestrua nga Policia dhe pas peshimit rezultoi në total, të jetë e peshës 2 kg Heroine e paster e ndare ne 4 pako.
Ещё видео!