Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Në segmentin e Bushtricës në aksin Kukës-Peshkopi ka nisur puna për vendosjen e barrierave anësore, që do ulin mundësinë për aksidente në rast të humbjes së kontrollit të mjetit. Aksi nacional, sidomos gjatë dimrit, është ndër më të rrezikshmit, për shkak të ngricës prezente, dhe mungesës së sinjalistikës.
Kukës-Në segmentin Kukës – Bushtricë, pjesë e aksit Nacional Kukës-Peshkopi, po vendosen barriera anësore për të shmangur rrezikun e mundshëm, që automjetet të përfundojnë jashtë rruge pasi terreni është shumë i thepisur.
Banorët e zonës, që përmes kësaj rruge lidhen me qytetin e Kukësit dhe atë të Peshkopisë, thonë se vendosja e këtyre barrierave është e domosdoshme sepse sidomos gjatë stinës së dimrit, ku ngrica dhe bora, rrit mundësinë për aksidente.
Krahas vendosjes së barrierave anësore, po punohet edhe për riparimin e sinjalistikës rrugore, pastrimin e kanaleve dhe prerjen e shkurreve që pengojnë shikueshmërinë e rrugës.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Ещё видео!