Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, mbetet i varur nga mungesa e selisë. Greva e urisë është paralajmërimi i fundit, që këto të fundit, bëjnë pas uzurpimit të selisë nga zoti Gëzim Kalaja. BSPSH është ankuar për këtë problem deri tek zëvendëskryeministri Gjinushi dhe tek kryeministri Majko.
“Komisioni drejtues i BSPSH, së bashku me sekretariatin, i kërkojnë organit të policisë së shtetit shqiptar, që të bëjë të mundur lirimin dhe dorëzimin e selisë të BSPSH, në pajtim me ligjin 7554, datë 30.01.1992, neni 1”.
Më datë 13 Mars 2002, komisioni drejtues i sindikatave do të fillojë grevën e urisë pa mbarim. Gjithsesi, ata nuk kanë harruar të përmendin faktin se qeveria ka kohë të veprojë deri më 15 Mars për zgjidhjen e kërkesave të tyre emergjente. Bashkëpunëtorë në këtë skandal sipas BSPSH është edhe shefi i komisariatit numër 3 në Tiranë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!