Arma me të cilën u vra Petrit Vuksanin ishte e tij. Autori Lekë Vuksani në dëshminë e tij në policinë e Shkodrës ka thënë se ditën që ndodhi ngjarja kishte shkuar në banesën e 51 vjeçarit për t’u sqaruar me të. 34vjecari ka thënë se është ngjitur në katin e dytë të shtëpisë në pronësi të viktimës ku e gjeti atë të vetëm. Kanë debatuar me njëri tjetrin dhe në sherr e sipër Lekë Vuksani ka marrë një automatik që kishte viktima dhe qëlloi me të në drejtim të tij.
34 vjeçari ka thënë gjithashtu se me njëri-tjetrin kanë patur shpesh konflikte për pagesën e qirasë dhe faturat. Kur 51 vjeçari është kthyer në Shqipëri nga Anglia ku ishte në emigracion, i ka kërkuar Lekë Vuksanit që t’i lironte shtëpinë. Diçka e tillë është refuzuar nga 34 vjeçari dhe kjo është bërë edhe shkak për konfliktin mes tyre që vijonte prej 1 muaji.
Pasi kreu vrasjen, autori është larguar duke u strehuar në një shtëpi në lagjen “Pjeter Budi” në Shkodër. Pronarja e banesës ka thënë gjatë marrjes në pyetje se ajo ka patur njohje me vëllanë e 34 vjeçarit. Ky i fundit e ka kërcënuar me armën automatik për ta lejuar që të futej brenda dhe mos t’i tregonte policisë. Gruaja ka thënë se Lekë Vuksani komunikonte vazhdimisht me të afërmit dhe mësohet se kanë qenë këta të fundit që kanë ndihmuar uniformat blu duke treguar vendin e tij.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!