Çmimet nisën tendencën rritëse në muajin Shtator, pas një prirje rënëse që nisi që në tetor të vitit të kaluar, ku inflacioni arriti 8.3% niveli më i lartë që nga viti 1997.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë në muajin Shtator inflacioni shënoi 4.1%, ose 0.1% më lartë se në gusht.
Kjo rritje u nxit nga çmimet më të larta të ushqimeve, karburanteve dhe shërbimeve arsimore. Një vit më parë ky ndryshim ishte 8,1%. Në vendin tonë shporta e ushqimeve vijonë të mbetet e shtrenjtë.
Sipas publikimit të INSTAT, krahasuar me muajin Shtator 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,4% si dhe “Argëtim dhe kulturë” me 4,9%.
Brenda grupit të ushqimeve rritjen më të madhe të çmimit e kanë “zarzavate” të cilat u rritën me mbi 24%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 9,4%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,3% dhe “fruta” me 7,5%. Ndërsa në krahasim me muajin Gusht të këtij viti, grupi që ka patur rritjen më të lartë të çmimeve janë “Shërbimi arsimor” i cili u rrit me 1,7%, pasuar nga çmimet e grupit “Transporti” me 1,3% duke reflektuar rritjen e çmimit të naftës, pasi në shtator nafta pësoj rritjen më të lartë pas disa muajsh që ishte me gati 170 lekë, arriti një mesatare në reth 190 lekë për litër. Ndërkohë që edhe ushqimet nuk kanë ndalur rritjen, në krahasim me gushtin, muaj shtator solli një rritje të ushqimeve të shportës me 1.1%.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!