Ashtu siç është bërë tashmë traditë, edhe Tirana i është bashkuar sot "Ditës pa Makina". Me dëshirën që të reduktojë ndotjen e mjedisit nga smogu i makinave, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të ndryshme në disa rrugë të qytetit. Duke shfrytëzuar këtë ditë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha edhe një lajm të mirë për mbrojtjen e mjedisit.
Erion Veliaj: Ne do të fillojmë nga muaji tjetër, fillimisht me një kompani evropiane, pastaj me një kompani kineze, testet e autobusëve elektrikë, ndaj mesazhi për operatorët: Vraponi blini autobusa elektrikë, sa nuk ju ka ardhur Bashkia t'ju marrë punën! Brenda këtij mandati, jo vetëm pasdite gjatë verës, por në kohë të plotë, sheshi "Nënë Tereza" do të kthehet në një hapësirë tjetër pedonale për qytetin.
Por, edhe pse Bashkia iu kishte kërkuar prej ditësh qytetarëve të linin makinat sot në shtëpi, jo të gjithë janë sensibilizuar me këtë nismë.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!