#oranews #AdmirSinamati #IbsenElezi #PartiaDemokratike #Kukes #intervista
Tema për zgjedhjet për kreun e PD-së në Kukës, është shoqëruar me debate mes Ish-drejtuesi i PD në Kukës, Ibsen Elezi, dhe Admir Sinamatit, kandidat për kreun e PD-së dega Kukës.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, Sinamati, u shpreh se janë në fazën finale, të përmbylljes së rikonstrukturimit të rithemelimit të PD
Admir Sinamati: Në Kukës, PD është në fazën finale, të përmbylljes së rikonstrukturimit të rithmelimit të PD. Një proces i nisur në Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor. Situata në Kukës është ndryshe nga të gjithë rrethet e Shqipërisë. Demokratët e Kukësit, janë pothuajse të gjithë të bashkua, mungon një fraksioni vogël I disa personave. Zgjedhjet do tw zhvillohen këtë të diel. Procesi i votimit do të fillojë në 10 dhe do të përmbyllet deri sa të votojë anëtari I fundit I PD-së.
Ndërkohë pas fjalës së Sinamatit, ka ndërhyrë edhe Elezi duke thënë se ky i fundit ka qenë i deleguar nga Berisha dhe sipas tij nuk ka të drejtë që të kandidojë, pasi nuk ia lejon statuti i partisë.
Ibsen Elezi: Zoti Sinamati nuk e di a është i deleguar. Që tre muaj ju ka nxjerrë dreka e darka të gjithë strukturave të PD, si i deleguar dhe sot e mohon. Sinamati është një gënjeshtar i vogël. Ai ka qenë i deleguar për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve në strukturat e PD. I deleguari nuk mund të jetë kandidat e pse është garancia e paanshmërisë dhe respektimit të statutit.
Sakaq Sinamati ka mohuar të ketë qenë i deleguar, ndërsa ka shtuar se ka marrë pjesë në mbledhjet e strukturave të PD-së, me qëllim që të bashkojë demokratët.
Admir Sinamati: Është një keq interpretim dashakeqës, ose nga mos-informimi i Elezit. Unë jam anëtar i PD që në vitin 1994. Kemi bërë shumë fushata me Elezin. Që nga 9 shtatori e në vijim, i kam prirë hap pas hapi lëvizjen për riforminin e PD
Ibsen Elezi: Ç’punë ke të shkosh në çdo mbledhje të strukturave të PD, kur nuk je i deleguar. E kupton se partia ka rregulla.
Admir Sinamati: Kam marrë pjesë në takimet e strukturave të PD, duke parë gjendjen në të cilën ndodhet, por pa tagrin e të deleguarit të Komisionit të Rithemelimit. Kam ushtruar autoritetin tim për të bashkuar demokratët, dhe s’kam pasur asnjë ambicie personale. Unë jam kandidat për kryetar të PD-së në degën Kukës. Kjo ka ardhur falë shtyrjes së demokratëve në Kukës.
Nga ana tjetër Sinamati thotë se të gjithë anëtarët e PD, kanë derën e hapur që të marrin pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën, ndërsa Elezi kundërshton duke thënë se zgjedhjet në Kukës duhet të shtyhen duke qenë se kandidatët ende nuk kanë prezantuar platformën e tyre.
Pyetje: I keni ftuar ata që mbështesin Bashës, të marrin pjesë në proces.
Admir Sinamati: Ftesa është e hapur, publike e në mënyrë permanente. Numri i personave në Kukës që janë të distancuar për momentin, janë më gishtat e dorës.
Ibsen Elezi: Ky ka qenë me Lulin, i mashtronte demokratët të votojnë për Lulin se është e ardhmja e PD. Ajo që më shqetëson mua është se këta e kanë nxjerrë garën nga rrjedha normale. Ka qenë 6 kandidatë, dhe vetëm disa ditë më parë janë tërheq nga gara, dhe kanë lënë vetëm tim vëlla. Unë skam qenë i përshirë, se lashë rrjedhën normale dhe vëllanë tim për të garuar me njerëz që dolën nga strukturat. Ky nuk ka ekzistuar fare si kandidat. Nuk ka as banimin në Kukës.
Ky ka që tre muaj që flet me strukturat. Të lërë një javë kohë, se njerëzit nuk dinë se çfarë platformë ka. Si nuk i vjen zor. vëllai im ka dalë por para dy ditësh e kanë shpallur kandidaturën, 5 të tjerë i kanë eleminuar nga gara. Gara të tilla çojnë në përçarje. Duhen primare.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!