Asociacioni i komunave me shumicë serbe përplasi sërish në distancë Prishtinën dhe Beogradin, vetëm disa ditë para rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi me takimin e parë të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kosova dhe Serbia në vitin 2013 nënshkruan marrëveshje të parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por Kurtiu deklaroi se "nuk mund të ketë asociacion njëetnik në Kosovë dhe se është i domosdoshëm integrimi i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik”, ndërsa kujtoi se për këtë cështje ekziston dhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese."Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion njëetnik. Pra, është e domosdoshme t'i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, tha ai. Shumë shpejt paskësaj reagoi Vucic. Presidenti serb u shpreh Kurti nuk ka përse të shkojë në Bruksel, nëse nuk flet për Asociacionin e komunave serbe."Nëse Kurti thotë se nuk dëshiron të flasë për Asociacionin, por kërkon ndërkohë që ne ta njohim Kosovën, atëherë nuk ka pse të vijë. Dhe nëse ata presin që unë ta bëj një gjë të tillë, atëherë ata as nuk kanë nevojë që të më ftojnë”, deklaroi Vuçiç, duke shtuar se ai nuk e ka problem të diskutojë rreth të gjitha çështjeve tjera të rëndësishme, siç është problemi i të zhdukurve.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Prishtine##TopChannel
Ещё видео!