Kanë nisur punimet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për rindërtimin e Spitalit të Shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare.
Punimet janë inspektuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila e ka konsideruar një investim madhor për kardiokirurgjinë shqiptare, një spital që do të jetë shembull në të gjithë rajonin.
“Ky nuk është thjeshtë një rehabilitim, është rindërtim, me funksione të reja, është tërësisht një arkitekturë e re nga pikëpamja e funksionalitetit dhe shërbimimeve që do të ofrohen. Spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të jetë një shembull në të gjithë rajonin. Janë rreth 4000 metër katrorë në dispozicion. Po shkojmë drejt finalizimit të modernizimit të QSUT-së sa i përket infrastrukturës dhe ecim përpara tani me inovacionin dhe inteligjencën artificiale”, deklaroi Manastirliu.
Teksa u shpreh se do të ngrejë në një nivel të ri shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjise Vaskulare, Ministrja Manastirliu, bëri me dije se ky spitali i ri do të jetë gati brenda vitit të ardhshëm.
“Ne jemi duke marrë masa edhe për blerjen e të gjithë pajisjeve, pra që nga sallat, deri tek mobilimi spitalor dhe gjithë elementet që kanë të bëjnë me fillimin e punës dhe funksionalitetin e spitalit, megjithatë kemi kohë të mjaftueshme për të parashikuar përpos të gjithë pajisjeve, por edhe avancimin në teknologji, në fuksion me ngritjen e një standardi në një nivel të ri të kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vazale. Do të jemi drejt fundit të vitit 2024 me një spital të kompletuar dhe jam e bindur se kjo do ridimensionojë punën për më shumë shërbime ndaj qytetarëve dhe cilësia të jetë e një standardi të lartë”, tha Ministrja Manastirliu.
Edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamjet nga projekti dhe fillimi i punimeve.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Manastirliu#QSUT#TopChannelNews
Ещё видео!