#rtvora #rtvoranews #permbytje
Reshjet e shiut me një intensitet relativisht të lartë në orët e fundit në vend kanë sjellë edhe problemet e para.
Shumë qytete janë zgjuar nën pushtetin e ujit, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe lëvizje.
Në Elbasan raportohet se në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në Pishkash dhe te Kthesa e Murrashit ka pasur rënie të inerteve gjatë natës. Qarkullimi njoftohet se vijon normalisht. I njëjti problem është paraqitur edhe në aksin Gramsh-Moglicë, në vendin e quajtur Bratile. Nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike.
Ndryshe është situata në Vlorë, ku kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu, që qyteti të përmbytet. Problemi më i madh është paraqitur në akset që lidhin rrugë Transballkanike me bulevardin e ri në Skelë. Më problematikja nga këto akse është zona Albano Romina dhe zona pranë portit detar.
Më e stabilizuar paraqitet situata në Lezhë, ku niveli i ujërave të lumenjve është në kuota mesatare dhe nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, situata problematike në territor, infrastrukturë dhe në tokat bujqësore.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!