#oranews #itali #terrorizmi #shqiptaretelidhurmeterrorizmin
Autoritetet italiane kanë zbardhur detajet e arrestimit të katër shqiptarëve të arrestuar për terrorizëm ndërkombëtar në Itali.
Operacioni i koduar “Ushtari i padukshëm” ka nisur hetimet më prill të 2020 nën bashkëpunimin e Drejtorisë së Policisë së Parandalimit të terrorizmit të huaj e Drejtorisë së Antimafias e antiterrorizmit të Barit e Cuneo.
Sipas aktakuzës, katër shqiptarët e arrestuar ishin organizues fondesh për qëllim terrorizmi ndërkombëtar. Ata ishin iniciatorë të një fushate fondesh të cilat do të shërbenin shërbenin për të ndihmuar e asistuar një Imam shqiptar i arrestuar nga autoritetet shqiptare në prill të 2014.
Ai akuzohet si organizues i një celule terroriste që rekrutonte luftëtarë të ISIS nga territori i Ballkanik e që propagandonte doktrinën xhihadiste në disa xhami të këtij territori.
Imami është dënuar 17 vite nga drejtësia shqiptare.
Hetimet e bazuara në teknikat moderne të monitorimit të komunimit në ëeb, kanë identifikuar se katër shqiptarët e arrestuar mbështesnin propagandën filo xhihadiste e shpërndanin komunikata e dokumenta të përkthyera në shqip të ish-liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al Baghdadi e zëvendësuesit të tij Ebu Ibrahim El Hashimi El Kureshi.
Dokumentat në shqip redaktoheshin nga imami shqiptar i dënuar.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!