Një ish nxënëse e armatosur vrau tre fëmijë dhe tre pjesëtarë të stafit në atë që duket një sulm i planifikuar me kujdes në një shkollë private fillore në Neshvill, të shteteve të bashkuara, para se vetë ajo të qëllohej për vdekje nga policia. Shefi i policisë, John Drake, tha se autorja ishte Odri Hejl, 28 vjec, që la pas edhe një manifest dhe kishte harta të shkollës ku detajohej mbikqyrja dhe pikat e hyrjes dhe daljes.
Autorja ishte përgatitur për një konfrontim me zyrtarët e rendit – tha shefi i policisë pas rastit më të fundit të dhunës me armë në shtetet e bashkuara të amerikës.
Në një intervistë me NBC Neës, drake tha se e dyshuara me gjasë po planifikonte një sulm më të gjerë ndërsa manifesti tregonte se do të kishte të shtëna në disa vende dhe se shkolla ishte vetëm një prej tyre.
E armatosur me dy armë sulmi dhe një automatik, Hale hyri në shkollën The Covenant, një akademi e krishterë, nga një hyrje anësore dhe kishte qëlluar nga përtej derës, duke derdhur shumë plumba ndërkohë që avanconte përmes ndërtesës. Policia identifikoi gjashtë viktimat duke thënë se tre fëmijët ishin një tetëvjecar dhe dy nëntëvjecar ndërsa të rriturit e vrarë ishin të moshave 60 dhe 61 vjec. Një nga viktimat ishte edhe drejtoresha e shkollës. Fillimisht pati konfuzion për gjininë e autores, por policia tha më vonë se Hale ishte transgjinore. Oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes 15 minuta pas njoftimit, rreth orës 10 sipas orës lokale, dhe u përfshinë në një shkëmbim të shtënash me autoren ku ajo edhe mbeti e vrarë. Imazhet në televizione tregonin fëmijët të kapur përdore që dilnin nga shkolla. Sulmet me armë në shkolla janë bërë të shpeshta në shtetet e bashkuara ku edhe përhapja e armëve është rritur këto vite të fundit. Presidenti amerikan, Joe Biden e cilësoi sulmin më të fundit si të tmerrshëm dhe tha se dhuna me armë zjarri po godiste shpirtin e këtij vendi. Biden i kërkoi kongresit të miratojë ndalimin e armëve të sulmit që janë përdorur shpesh në këto akte të tmerrshme.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Neshvill#TopChannel
Ещё видео!