Taulant Malaj, bukëpjekësi 45-vjeçar shqiptar në dëshminë e parë të dhënë para karabinierëve italianë pranoi autorësinë e vrasjes së vajzës së vet 16-vjeçare, të italianit 51-vjeçar Massimo de Santis dhe të plagosjes së gruas.
‘Ajo bisedonte në shtrat me telefon me Massimon’, ka deklaruar. Sipas dëshmisë së tij, gruaja ja kishte pranuar se kishte lidhje me italianin.
“Gruaja ime pranoi se ajo kishte një lidhje me Massimon. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por doja të ndahesha”, vijon rrëfimi i Malajt para autoriteteve italiane.
Sipas rrëfimit të bukëpjekësit shqiptar, ditët e fundit kishte pasur debate në familje, gjithmonë për akuzat e tradhtisë.
Në dëshminë e tij, ai thotë se para se të përpiqej të vriste gruan pa në telefonin e saj se ishte duke folur me Massimon. Pas kësaj ai ka dalë nga shtëpia dhe priti që Massimo të kthehej në shtëpi nga lokali. Sapo italiani hyri në derën kryesore të ndërtesës, e goditi me thikë për vdekje.
Më pas ai u ngjit në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po përpiqej të mbronte nënën e saj.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TaulantMalaj#TopChannel
Ещё видео!