#oranews #aleksanderxhuvani #elbasan #pedagoget
Gjykata e Elbasanit ka nxjerrë nga qelia të gjithë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, që tre ditë më parë u arrestuan me bujë nga policia, pasi akuzohen se kanë marrë para në këmbim të dhënies së provimeve. Ndërkaq është vendosur që kjo dosje ti kalojë SPAK-ut, për shkak të elementëve të saj, bashkëpunimit mes disa personave dhe akuzës së ngritur.
Seanca e masës së sigurisë ka zgjatur disa orë, për shkak edhe të numrit të konsiderueshëm të personave të ndaluar, 7 ndërsa një i tetë është në kërkim.
Gjyqtarja Yrfet Shkreli e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm nga ana e policisë. Në fund është vendosur që të gjithë pedagogët e ndaluar të lënë qelinë dhe të marrin masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Në burg është lënë vetëm sekseri mes studentëve dhe pedagogëve. Pedagogët që lanë qelitë janë, Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme, Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin, Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore, Beatriçe Gani, 58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës, Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit, Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
Në kërkim është pedagogia Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
Ndërkaq seksesi që mbeti në qeli është Gazmend Hodaj, 59 vjeç, i cili kishte një lokal tek universiteti i Elbasanit dhe kryente ndërmjetësinë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!