Akuzave të opozitës për situatën energjetike në vend, Sali Berisha kërkoi që nga foltorja e Kuvendit t’u përgjigjej Kryeministri Rama dhe jo ministrja e Energjetikës Belinda Balluku.
“Debati është thirrur me Kryeministrin dhe ai duhet të jetë këtu. Nuk mund të fshihet prapa znj.Balluku, sepse ai është përgjegjësi kryesor i kësaj vjedhje të tmerrshme që po ndodh në Shqipëri me energjinë. Prodhohet 9 terravat”.
Gjatë debatit në parlament, Berisha akuzoi kreun e qeverisë si arkitekt të gropës së zezë në sektorin e energjetik.
“Sepse si në asnjë vend tjetër ju e shisni energjinë që po prodhohet nga digat tek agjentë tregtar me 40 Euro megavati dhe po ky agjent e shet në bursë me 140 Euro megavati dhe ju sjell ju të gjithë fitimin”.
Por akuzat e Berishës u hodhën poshtë nga zv/Kryeministria Balluku, e cila tha se opozita dezinformon dhe se çmimi i energjisë në vend nuk është rritur për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël.
“6-mujorin e parë janë importuar zero 0.75 terra. Të gjitha shifrat e tjera që janë thënë këtu janë të gënjeshtërta”.
Me zv/Kryeministren Balluku, Berisha u përfshi në replika edhe për ndërtimin e Skavicës.
“Harroje Skavicën. Kur të mbysësh ti Dibrën, do të zgjohet Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri. Kurrë s’ke për të përmbyt Dibrën ti”.
Belinda Balluku: Me gjyshin tim ju mund të vazhdoni të merreni sërish. Skavica do të ndërtohet sepse është një projekt të cilin nuk e ka shpikur ai që dikur thoshte që ishte ëndrra.
Sali Berisha: Paratë e dhëna nga taksapaguesit për të paguar ju i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera.
Belinda Balluku: Burrë plak tani flet për orgjitë... Ku di unë, i ka këto gjërat në kokë.
Për më shumë se katër orë mazhoranca dhe opozita debatuan për situatën në të cilën ndodhet sistemi energjetik, ku palët akuzuan njëra-tjetrën për vjedhje në këtë sektor.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!