Klasat kolektive në vendin tonë janë shumë të përhapura për shkaqe të ndryshme., por shpesh për prindërit ato janë kthyer në një problem të madh. Pesë prindër nga fshati Kolanec në Maliq ankohen në Fiks Fare se fëmijët e tyre mësojnë në një klasë kolektive dhe mësimin ua bën vetëm një mësuese e ciklit fillorë. Bëhet fjalë për gjashtë fëmijë, që nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Ata kërkuan ndihmën e Fiksit, pasi kanë bërë disa tentativa në ZVA Maliq ku kanë kërkuar një mësues shtesë për lëndët e matematikës dhe të gjuhës shqipe, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. " Ne kemi kërkuar mësues shtesë për fëmijët tanë dhe kërkesën tonë e kemi depozituar në instancat përkatëse që në datë 27 shtator. Na përcol;lën me fjalët që do na e sjellin por deri më sot fëmijët tanë nuk kanë parë ndonjë mësues të ri" shprehen prindërit.
Pyetjes nëse fëmijët kanë hasur probleme gjatë proçesit arsimor në mënyrën e mësimdhënies së mësueses, prindërit tregojnë se mësimi fillon në 8 e 30 dhe mbaron në 12 e 30 "një mësues i vetëm nuk ka çfarë të bëj në aq kohë, thjesht u thotë hapni librat merrni këtë detyrë dhe kaq" pohojnë njëzëri. "Na kanë sjellë një mësues për lëndën e fiskulturës një herë në javë, ne kemi nevojë për mësues të lëndëve kryesore.Vetë mësuesja aktuale na ka thënë gjeni një mësues tjetër, sepse nuk i përballon dot.Ne kemi nevojë për mësues shtesë nuk duam t'i tranferojmë fëmijët në shkollë tjetër në Maliq dhe të mbyllet shkolla" shprehen prindërit për Fiksin.
Gazetarët e Fiksit panë nga afër mjedisin e shkollës, ku mësuesja shprehet se ndjen vështirësi në dhënien e mësimit me klasa kolektive. " një mësues shtesë sidomos për lëndët bazë matematik, biologji e kimi duhet, pasi dhe vetë nxënësit ndjejnë vështirësi në këto lëndë" pohon mësuesja.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
Ещё видео!