#oranews #milot #mamurras #aksidentnemamurras #aksident #aksidentnemilot #lac
Rrugët e vendit u përgjakën nga tre aksidente në harkun e pak orëve mëngjesin e kësaj te enjte. Tre persona humbën jetën dhe 5 të tjerë mbeten të plagosur.
Tragjik ishte aksidenti në autostraden Milot-Mamurras ku një taksi doli nga rruga dhe u përplas me një grumbull gurësh.
56 vjecarja Prena Gjetani bashkë me nusen e djalit dhe dy nipërit e mitur po udhëtonin si pasagjerë drejt Rinasit.
Ishte ora 04:30 minuta, kur në afersi të mbikalimit të Sanxhakut në Kurbin, shoferi 40 vjeçar i taksisë humbi kontrollin e mjetit.
Paraprakisht dyshohet për shkak të përgjumjes në timon dhe shpejtësisë së lartë të lëvizjes.
Për pasojë 56 vjecarja humbi jetën ndërsa nusja 30 vjece dhe dy fëmijët mbetën të plagosur sikurse dhe vetë shoferi. Ky është aksidenti i 11 që ndodh në rruget e Qarkut të Lezhës në harkun kohor të 9 ditëve me një bilanc 3 të vdekur dhe 22 përsona të plagosur.
Gjysmë orë para aksidentit në Kurbin, ishte përgjakur rruga e Kombit.
Një makinë me të cilën dy të rinjë me origjinë nga Tropoja po udhëtonin drejt Kukësit doli nga rruga në Kolsh dhe përfundoi rreth 100 metra në humnerë.
Përplasja rezultoi falate për 25 vjeçarin Andi Rrustaj ndërsa shkoku I tij 19 vjeçar Xheku Logu, mbeti i plagosur rëndë dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës.
Një aksident me vdekje u shënua edhe në Boçovë të Fierit. Eduart Metushi, 43 vjeç ishte duke punuar me zetor kur humbi kontrollin dhe përfundoi i përmbysur në një kanal.
Mjeti e zuri poshtë duke I shkaktuar vdekjen.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!