Situata e rënduar për shkak të reshjeve të shiut në vend, ka shtyrë Ministrinë e Arsimit që të pezullojë procesin mësimor për të hënën, datë 21 nëntor.
Ky vendim erdhi për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, që mund të vi si pasojë e prurjeve të mëdha nga reshjet.
Procesi mësimor, ka bërë me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi, do të pezullohet deri në një vendim të dytë, duke parë situatën në vijim.
Institucuionet arsimore që do të mbyllen ditën e hënë janë, Shkolla "Martin Camaj", i qytetit të Shkodrës, "Agim Tafili", Harku i Bërdicës, Shkolla "Prekal", në fshati Postribë, "Ruzhdi Daca", në fshatin Rrethinat, "Mehmet Shpëndi", fshati Shalë, shkolla "Theth"dhe "Gimaj", fshati Shalë, Shkolla "Palaj", Ndreaj dhe Nicaj në fshatin Shosh, Shkolla "Pog", "Plan, "Maja e Thanës", "Kasnec", "Kir", dhe "Xhan", të gjitha në fshatin Pult.
Ministria e Arsimit ka bërë me dije, se deri më tani, situata nga përmbytjet në shkollat e tjera të vendit, është e stabiliuar.
Në rast se do të ketë ndryshime nga ky vendim, ministria e arsimit do të dalë në një njoftim të dytë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Situata#Shkoder
Ещё видео!