Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje të fëmijëve kosovarë të strehuar në kampet e qytetit të Elbasanit duke luajtur në oborr. Pamje nga shkolla, mësues, nxënës duke lexuar në oborrin e shkollës.
Fëmijët kosovarë të strehuar në Elbasan ngurrojnë të futen në shkollë. Sipas Drejtorisë Arsimore të Elbasanit mbi pesë mijë fëmijë kosovarë presin të ulen në Qershor në bankat e shkollës, por deri tani vetëm 30%e tyre kanë pranuar të ndjekin mësimet në shkolla verore.
Tek prindërit ngurrimi për t'i regjistruar në shkollë fëmijët ka ardhur si shkak i një propagandimi keqdashës të banorëve të ndryshëm elbasanas që i kanë thënë kosovarëve se mund t'i rrëmbejnë fëmijët e tyre. Frika e rrëmbimit të fëmijës dhe përfundimi i tyre kushedi se ku i ka nguruar kosovarët të marrin një hap të tillë siç është arsimimi i mëtejshëm i fëmijëve të tyre.
Ndërkohë që regjistrimi vazhdon Policia e Elbasanit ka garantuar jetën dhe shëndetin e nxënësve kosovarë. Në fakt në Elbasan nuk është shënuar asnjë tentativë grabitje. Në dispozicion të nxënësve kosovarë zyrtarët lokalë elbasanas kanë vënë shkollat dhe mjetet e transportit.
Gazetar: Eduart Frangaj
Ещё видео!