#oranews #euro #lek
Euro ka zbritur në nivele hisotike në vendin tonë, ndërsa ajo është këmbyer të martën me 100 lekë. Ekspertët thonë se arsyet janë të shumta, ku ndër to më kryesorja është qarkullimi I madh i parasë në të zezë. Ata i bëjnë thirrje institucioneve që të përdorin mekanizmat ligjorë për të ndërhyrë në kursin e këmbimit.
Për herë të parë në histori euro ka arritur nivelin më të ulët krahas lekut.
Mesditën e së martës, 1 euro u këmbye me 100 lekë.
Ekspertët e ekonomisë thonë se zhvlerësimi i euros është dramatik.
"Problemi themelor është që ndryshimet kaq të forta të vlerës para shkaktojën ndryshimet serioze në grupet e mëdha të ekonomisë dhe industrisë.
Pasoja e parë e mbiçmimit të monedhës tonë kombëtare lidhet me cënimit e nivelit të jetesës të klasës së mesme," thonë ata.
Arsyet janë disa, kryesorja ekonomia informale.
"Një pjesë e rëndësishme e ofertës së brendshme monetare në monedhë të huaj unë mendoj se i dedikohet kryesisht në kanale informale.
Shpjegohet me pompimin e parave me origjinë kriminale në ekonominë tonë.
Duhet të shohim ekonominë infiormale," u shprehën ata.
Edhe pse deri më tani institucionet kanë refuzuar të ndërhyjnë, njohësit e fushës thonë se ka mekanizma që duhen përdorur për të frenuar këtë fenomen.
"Kur cënohen interesat e zhvillimit afatgjatë të ekonomisë nuk ka tabu që mund të justifikojë mosveprimin.
Është e çuditshme e pajustifikueshme heshtja e organeve ligjzbatuese," thonë ata.
Sa i përket përdorimit zyrtar të Euros në vendin tonë, ekspertët kanë mendime të ndryshme.
"Shqipëria duhet të shkojë drejt përdorimit të euros për ta hequr fare këtë rrezik të kursit.
Unë e shoh si kërcënim real zëvendësimin e lekut shqiptar me euro," thanë ata.
Për të gjithë qytetarët që kanë depozita në Euro profesori Selami Xhepa ka një këshillë.
"Të mos nxitojën për të bërë veprime në kushtet kur kursi i këmbimit dhe monedha në një stres të jashtëzakonshëm," tha ai.
Edhe pothuajse të gjitha monedhat e tjera janë zhvlerësuar në vendin tonë, por kjo vjen si derivate, pasi kursi i këmbimit varet tërësisht nga euro.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!