Dy persona mbetën të vrarë nga të shtënat në një fabrikë të Mercedes Benzit në jugperëndim të Gjermanisë të enjten, ndërsa bëhet e ditur që policia ka arrestuar një të dyshuar. I dyshuari, 53 vjeçar, hapi zjarr ndaj viktimave përpara se punonjësit e sigurisë të fabrikës që ndodhet në qytetin Sindelfingen, ta ndalonin atë dhe t'ia dorëzonin policisë. I dyshuari nuk ka bërë rezistencë ndaj arrestimit, thanë ata, dhe viktimat, të dy të moshës 44 vjeçare, vdiqën nga plagët e marra. Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende një motiv për të shtënat e së enjtes. Incidenti ishte i fundit nga një numër i të shtënave masive në Gjermani gjatë viteve të fundit, shumë prej të cilave kishin lidhje me ekstremizmin fetar. Qeveria gjermane ishte zotuar të shtrëngonte më tej ligjet e saj për armët pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj njerëzve të mbledhur në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg në muajin mars, duke vrarë tetë persona. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser kishte thënë pas atij sulmi se qeveria do të rishikonte ligjet e saj të armëve.
Social Demokratët, partia e saj dhe e kancelarit Olaf Scholz, kanë bërë presion për kufizime më të ashpra për të kufizuar numrin e armëve në dispozicion. Mercedes-Benz prodhon makinën e tij luksoze S-Class në uzinën e Sindelfingen, që ndodhet rreth 17 kilometra në jugperëndim të Shtutgartit. Vendi i prodhimit - me një fuqi punëtore prej 35,000 personash - u evakuua pas të shtënave, të cilat ndodhën pasi i dyshuari hyri në vend në orën 7:45 të mëngjesit, thanë policia dhe prokurori i Shtutgartit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Mercedes#TopChannel
Ещё видео!