Qyteti i Korçës edhe e gjithë zona përreth deri në fshatin turistik të Dardhës janë zbardhur nga dëbora mëngjesin e sotëm . Sipas raportimeve nga Korça trashësia e borës ka arritur nga 5-10 cm dhe reshjet kanë vijuar deri në 2 të mëngjesit. Në të gjitha akset nacionale që kalojnë në zonë konfirmohet se ka prezencë bore dhe si pasojë e uljjes së temperaturave është krijuar edhe një shtersë akullie.
Policia e qarkullimit rrugor u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes dhe të pajisen me gomat e dimrit dhe zinxhirë. Edhe Bulqiza e gjithë zona përreth është zbardhur nga reshjet e borës, dhe trashësia e saj vijon nga 3 centimeter ne qytet deri ne 20 centimeter ne zonat e thella, kryesisht ne njesinë administrative Trebisht, Ostren dhe në Martanesh. Gjatë natës dhe mëngjesin e së enjtes në rrugë ka patur edhe prezencë të ngricave si pasojë e uljeve të temperaturave.
Në disa rrugë dytësore dhe në rrugën e Qafës së Buallit në zonën D ku kalojnë mjetet e transportit të minatorëve dhe e kromit, lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Korçë#Bulqizë#TopChannel
Ещё видео!