Nisja e vitit shkollor lidh një buqetë të re shpresash, përgjegjësish dhe mundësish për të bërë më mirë për ata të cilët janë më të çmuarit për Policinë e Shtetit, fëmijët.
Përmes një mesazhi, Policia e Shtetit thekson se: “Këtë vit, risi normative dhe funksionale është Paketa e Sigurisë në Shkolla, e cila do të garantojë planëzim më efektiv të punonjësve të Policisië, pranë shkollave, masa parandaluese dhe ndërhyrje profesionale, në kohë, si dhe do të mundësojë që secili nxënës ta shohë punonjësin e Policisë, si mikun e tij më të besueshëm.”
Policia e Shtetit uron sukses dhe mbarësi për të gjithë nxënësit e Shqipërisë, që çelin sot një shteg të ri në rrugën frytdhënëse të dijes. Gjithashtu, Policia e Shtetit uron mbarësi për stafet akademike dhe prindërit që janë të angazhuar në këtë proces të rëndësishëm.
Nëpërmjet mbështetjes dhe besimit tuaj, të nxënësve dhe gjimnazistëve, Policia e Shtetit do të sigurojë që krimi të mos depërtojë në shkolla dhe ato të jenë tempuj të pacenuar të dijes dhe edukimit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#SezoniShkollor#TopChannelNews
Ещё видео!