Anija turke e kërkimeve, që është vënë në qendër të përplasjes me Greqinë për rezervat e gazit në Mesdheun lindor është rikthyer në port.
Lajmi u konfirmua të hënën nga Ministria turke e Energjitikës. Anija e kërkimeve Oruc Reis është bërë simbol i oreksit të shtuar të Turqisë për të gjetur gaz natyror në ujërat e kontestuara pavarësisht kundërshtive të Greqisë dhe Qipros. E mbështetur nga fregatat e marinës turke, anija u dislokua së pari në gusht e më pas sërish në tetor, në ujërat në jug të ishullit të Kastellorizo-s në Greqi, duke sfiduar apelet e BE dhe SHBA. Ankaraja thotë se duke patur parasysh brigjet e saj të gjata në Mesdhe, pretendimi i saj ndaj ujërave sovrane në rajon është më i fortë se ai i Greqisë që bazohet thjesht tek ishulli i vogël i Kastellorizo-s.
“Anija jonë ka përfunduar kërkimet e saj sizmike dy dimensionale në zonën e Demre-së që nisën më 10 gusht dhe tani është kthyer në portin e Antalias në Turqinë jugore”, shkruhej në një postim në Twitter të ministrisë turke të energjitikës.
Sipas ministrisë, anija ka mbledhur të dhëna për një vijë bregdetare të gjatë 10995 km. Brukseli ka kërcënuar se do ti vendosë sanksione Ankarasë për aktivitetet e saj në rajon dhe liderët evropianë do të vendosin në samitin e 10 dhe 11 dhjetorit nëse do të bëjnë përpara me masat ndëshkuese. Pati optimizëm në shtator për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje përmes dialogut, pasi Turqia dhe Greqia, të dyja vende aleate të NATO-s ranë dakord të ktheheshin në bisedimet e ndalura që nga 2016. Por shpresat u zbehën kur Oruc Reis iu rikthye kërkimeve në tetor, një lëvizje e cilësuar nga Athina si një kërcënim direkt për paqen.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#OrucReis#Turkey#TopChannel
Ещё видео!