Paraditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar një takim me kryesinë e PD.
Pas afro 2 muajsh përballje me COVID-19 opozita ka vendosur ti kthehet normalitetit dhe prej 30 minutash ka nisur edhe mbledhja me anëtarët e tjerë. Në fokus pritet të jetë qasja që PD do të ketë në çështje që lidhen me koronavirusin.
Gjithashtu pritet të kthehet vëmendja edhe të çështja e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë që sot bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka zhvilluar sot një bisedë me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku theksoi se i ka kërkuar mbështetje për rifillimin e tryezës politike.
Gazetari Juxhin Mustafaraj tha për ABC News se PD gjatë kësaj kohë ka ofruar alternative për menaxhimin e situatës ekonomike të ndikuar ka situata e pandemisë. Ndërkohë pritet një komunikim nga lideri i opozitës për një sqarim të mëtejshëm të kësaj mbledhjeje.
Lexo edhe: Gjiknuri bisedë me Yuri Kim: Kërkova mbështetjen e SHBA për rifillimin e tryezës së dialogut
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!