#oranews #rrugaearbrit #rrugaedibres #diber #drejtuesitemjeteve #shorts
Rruga e Arbrit vijon të jetë e pasigurt për të gjithë ata që e përdorin këtë aks për të lëvizur drejt Tiranës apo qarkut Dibër.
Probleme nuk ka vetëm në aksin e Xibrit, por edhe shumë pak metra larg kryeqytetit.
Prej dy ditësh në afërsi të Shkallës së Tujanit ka rënie dherash e gurësh, duke rrezikuar mjetet që lëvizin në rrugë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se krejt rruga është e pasigurt pasi jo vetëm ka shembje, por as sinjalistika informuese apo paralajmëruese për rreziqet. Ata kërkojnë që ky koncesion të hetohet nga SPAK dhe të vihen para përgjegjësisë shpenzuesit e taksave të shqiptarëve.
Problematika të tilla ka pasur edhe në by pass-in e Murrizit, pranë tunelit në Xibër, në fshatin Fshat të Klosit e pika të tjera.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!