[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.Përveç urimeve për ditën e republikës, Trump ka kërkuar nga Vuçiç që sa më parë të arrihet një marrëveshje me Kosovën e cila sipas tij duhet të jetë me njohje të ndërsjella.DONALD TRUMPPRESIDENT I SHBAShtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje e përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën. Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve. Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë. Kjo është letra e dytë që presidenti trump I dërgon homologut serb ku thekson se marrëveshja është mjaft e rëndësishëm për të dy vendet por edhe për të gjithë rajonin.Në letrën e mëparshme të dërguar në muajin dhjetor Trump u shpreh se tashmë është momenti më i mirë për te bere nje hap drejt paktit final dhe se mirëpret të dy presidentët në shtëpinë e bardhë për të shtrënguar duart me ta.
Ещё видео!