Të shtunën në pallatin e sportit të Shkodrës fatkeqësisht humbi jetën një boksier bullgar i cili po ndeshej me një kundërshtar nga Shqipëria. Fillimisht u tha se boksieri në fjalë ishte Isus Velchkov, por kjo ka rezultuar një skandal i madh pasi në vendin e tij ishte paraqitur kushëriri, i cili gjithashtu ishte i apasionuar pas këtij sporti.
Për gjithçka ka ndodhur ka folur trajneri i ekipit të Vllaznisë Zef Gjoni, i cili është shprehur:“Ne si Shkodër, si Vllazni kishim për detyrë të angazhoheshim për organizimin e pallatati të sportit, ringut dhe pjesët që i takojnë organizatorit. Ajo që ndodhi, ne na vjen shumë keq, por përgjegjësia kryesore i bie trajnerit të boksierit bullgar, 100%. Nuk ka ardhur boksieri që ka qenë në listë, që kemi parë edhe në Facebook, por ka qenë tjetër. Sipas informacioneve, ato më duket se kanë qenë kushërinj dhe të ngjashëm disi njëri me tjetrin.
Ещё видео!