Lajme Arkiva 2002
Ndërtimet e paligjshme që pengojnë zhvillimin nuk do të legalizohen, kjo për sa i përket zonës juglindore të Tiranës, mbi “Qytetin Studenti” dhe “Varrezat e Dëshmorëve”. Përveç formularit që kanë plotësuar banorët e ardhur të kësaj zone, duhet të kenë parasysh se kleçka që nuk do t’i bëjë ata me shtëpitë e tyre, është dhe mosrespektimi i distancës nga ndërtimi fqinj, por një pjesë e madhe e tyre do të marrë statusin e banorit të Tiranës, kjo sipas drejtorit të Urbanistikës, Alban Eftimi.
Një pjesë e mirë e kërkesave janë në linjën e shqyrtimit. Katër të parat kanë mbërritur në Këshillin Administrativ dhe më pas do t’i përcillen KKRT-së. Nuk mjafton vetëm pronësia mbi tokën dhe projekti arkitektonik, por gjithçka duhet të jetë e organizuar, si për ndërtesën tënde, ashtu edhe për rrugë kalimi. Mbi 35 hektarët e kësaj zone, janë arritur të ngrihen rreth 600 banesa. Një pjesë e tokës i është kthyer ish-ronarëve, të cilët ose e kanë shitur ose kanë ndërtuar vetë mbi to.
Procesi i legalizimit të banesave të të ardhurve, u ndërmor nga Bashkia Tiranë dhe nisi gati 4 muaj më parë. Ideja e bashkisë është që përveçse t’i bëjë legale këto shtëpi, kërkon të realizojë edhe jetesën në kushte normale. Të ruaj perspektivën e zhvillimit, që më vonë kjo të shndërrohet në një zonë qyteti./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!