Analisti Baton Haxhiu ka kritikuar Policinë e Shtetit për mënyrën se si menaxhoi protestën në 8 Janar para godinës së PD. I ftuar në emisionin “Opinionin” në Tv Klan, ka thënë se policia e la përplasjen deri në pikën kur mund të merrej jeta e dikujt.
Sipas tij policia nuk mund të llogarisë politikisht dhe duhet të mbronte dhe godinën e PD dhe qytetarët.
“Në Shqipëri është krijuar një diskurs 30-vjeçar që policia është e individit dhe nuk është e qytetarit. Në të vërtetë në një moment të sajin policia nuk e mbrojti qytetari ne vetë, por e la përplasjen deri në pikën që mund të merrej jeta e dikujt.
Policia e Shtetit nuk kalkulon politikisht. Policia e mbron vetëm shtetin kur sulmohet,, por kur sulmohet kundërshtari duhet të jetë në mbrojtje dhe të ndalë vetëgjyqësinë. Kemi një element që është jashtëzakonisht shqetësues. E para, ka qenë një ngjarje e paralajmëruar.
Në këtë paralajmërim si nuk kemi mbrojtje të qytetarit, si mundtë lihet qytetari në vetëgjyqësi. Unë nuk hy në kokën që të ndërtoj një imagjinatë se skema e kujt ka qenë, por unë po analizoj ato që shikoj. Unë nuk e di pse e ka bërë policia këtë gjë, por nëse do të kalkuloja politikisht, ajo nuk do të ndodhte”, u shpreh Haxhiu./tvklan.al
#BatonHaxhiu #SituatanëPD #ProtestanëPD
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!