SUPERSPORT ALBANIA
Vllaznia nuk i do tifozët e Tiranës
Vllaznia kërkon nga federata dhe policia e Shkodrës që ndeshja e fundit e seznit kundër Tiranës që vlen edhe mbijetesën të luhet pa tifozë miq në stadiumin “Loro Boriçi”. Burime zyrtare nga klubi verior konfirmojnë kërkesën drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit për të analizuar mundësinë që në këtë sfidë të mos lejohet prania e mbështetësve bardheblu për shkak të rrezikut të trazirave. Sipas klubit, prania e tifozëve të Tiranës mund të ndikojë në tensionimin e situatës, duke parë edhe precedentët e përplasjes në të shkuarën mes dy tifozerive. Nga lubi shkodran konfirmojnë se kjo kërkesë nuk ka aspak lidhje me rëndësinë jetike që ka kjo sfidë për të dyja skuadrat, pasi do ta kërkonin një gjë të tillë edhe nëse Vlaznia e Tirana nuk do të luftonin për mbijetesën. Gjatë viteve të shkuara, tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur disa herë duke shkaktuar jo pak trazira. Ishte shtatori i vitit 2014 kur në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja mes dy skuadrave mori një rrjedhë të rrezikshme për shkak të situatës së tensionuar, por përplasjet mes dy tifozerive janë zhvendosur edhe në sporte të tjera. Vetëm pak javë më parë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ku do të luhej finalja e Superkupës në basketboll, tifozët e Tiranës sulmuan miqtë nga Shkodra duke shkaktuar edhe shtyrjen e kësaj sfide.
Like dhe Subscribe!
Ещё видео!