Me në fokus përpjekjet për të bashkuar vendet e rajonit rreth një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Sirisë, pas përmbysjes së Bashar al-Assadit, Anthony Blinken u nis për një tjetër udhëtim në Lindjen e Mesme, i cili e con në Akaba të Jordanisë dhe Ankara të Turqisë. Shefi i diplomacisë amerikane do të takohet këtu me liderë të vendeve kryesore arabe dhe myslimane për të diskutuar zhvillimet në Siri, Izrael, Gaza, Liban dhe më gjerë në rajon, sipas Departamentit amerikan të Shtetit. Qëllimi i këtij rrugëtimi është të sigurohet konsensusi i udhëheqësve rajonalë mbi parimet kryesore për tranzicionin e Sirisë pas Assadit. Një zëdhënës i Blinkenit sqaroi se këto parime përfshijnë respektimin e plotë të të drejtave të pakicave, lehtësimin e ndihmës humanitare, marrjen e masave që Siria të mos bëhet një strehë për terrorizmin ose një kërcënim për fqinjët e saj dhe sigurimin dhe shkatërrimin e sigurt të rezervave të armëve kimike ose biologjike. Vetë kryediplomati amerikan e pohoi më herët se Shtetet e Bashkuara do të njohin një qeveri siriane që i mbështet ato parime. Duke folur të mërkurën përpara Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, Blinken tha se beson se administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump do të ketë interes në ruajtjen e asaj që është arritur drejt eliminimit të "kalifatit territorial" që grupi terrorist i njohur si Shteti Islamik kishte krijuar në Siri. Trump dhe ekipi i tij kanë deklaruar se SHBA nuk duhet të përfshihet në Siri.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AnthonyBlinken#Siri#TopChannelNews
Ещё видео!