Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se janë të vendosur që ta mbajnë të paprekur çmimin e faturës së energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe për bizneset e vogla.
Këtë e bëri të ditur në Golem, ku dorëzohen sot çelësat e apartamenteve të reja për familjet që humbën strehën si pasojë e tërmetit.
Edi Rama: Jemi shumë të vendosur që ta mbajmë të paprekur çmimin e faturës së energjisë për abonenët familjarë dhe biznesin e vogël. Kjo nga njëra anë, ka rolin e vet në njëfarë frenimi të inflacionit. Ama, nga ana tjetër, kjo kërkon vetëdije që ai çmim që çdo abonent familjar ka në faturë, nuk është çmim real. Në faturat e energjisë ka dhe një shënim që me një shmëzim të thjeshtë të kuptojnë se cili është çmimi real i energjisë. Diferencën në faturë me çmimin real do të vazhdojë ta mbulojë qeveria nga buxheti me qëllimin që as çmimi të mos rritet dhe të mos ketë as kufizime. Ajo që kërkoj nga të gjithë është të kursejmë energjinë sa të mundemi, në radhë të parë të mos harxhojmë energji kot. Nëse ne patëm mundësi të shtyjmë, të mos e fusim që në Tetor fashën 800 kwh, duke i lehtësuar të gjithë, nevoja për energji u bë më e vogël se parashikimi, për shkak të kursimit dhe rënies së reshjeve, shkak gjë që bënë që të kemi më pak nevojë për improtin.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se Tetori nuk është muaji më sfidues duke cilësuar Nëntorin dhe Dhjetorin si më sfiduesit përsa i përket çmimit të energjisë elektrike. Kryeministri Rama ka apeluar për kursim të energjisë për çdo abonent familjar dhe për biznesin e vogël.
Edi Rama: Teori nuk është muaji më sfidues, pas kemi Nëntorin dhe më pas Dhjetorin. Ne duam që në të gjithë rastet, fasha të jetë një eksperiencë e cila përfundon me Dhjetorin. Nëse çdo abonent familjar apo biznes bën pjesën e vet, atëherë ne jemi shumë më të sigurtë në këtë rrugë kaq delikate sepse duam me patjetër që të mos e prekim çmimin dhe të mos i drejtohemi praktikës së kufizimeve. Ne po ndjekim një rrugë të guximshme, por edhe të rrezikshme dhe për të kaluar rrezikun duhet që të gjithë të jenë të vëmendshëm që të ju thonë fëmijëve të fikin dritën pasi të dalin nga dhoma.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!