Seanca për heqjen e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi është shtyrë për në datën 12 mars në orën 15.00. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kerkësa e mbrojtjes ligjore, të cilët duan më shumë kohë që të njihen me informacionin dymujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë lidhur me hetimet përprivatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Bëhet me dije se avokatët kanë depozituar një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i dosjes “Partizani”.
Avokati i Berishës Genc Gjokutaj teksa tha se nuk ka asnjë element kurruptiv te ish-kryeministri Berisha, akuzoi gjyqtaren se ka nxjerrë në media vendimin që Berisha nuk lejohet të marrë pjesë në seancat plenare, përpara s eky vendim t’i jepej avokatit mbrojtës.
Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në dosjen e privatizimit t ëish-kompleksit Partizani. Malltezi nga ana tjetër dyshohet se ka përfituar 5.4 milionë euro në mënyrë të parregullt nga privatizimi i ‘Partizanit’.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Berisha#GJKKO
Ещё видео!