Koreja e Veriut e ka kthyer në ligj zgjerimin e forcës së saj bërthamore. Ligjvënësit koreanoveriorë i dhanë dritën jeshile dokumentit në Asamblenë Popullore Supreme, e pohuar nga media shtetërore. Amendamenti kushtetues u miratua për “të garantuar të drejtën shtetërore për ekzistencë dhe zhvillim, për përballje në luftë dhe mbrojtje të paqes rajonale dhe globale, përmes zhvillimit të shpejtë të armëve bërthamore në nivel më të lartë”,citohet të ketë lideri i vendit të izoluar komunist, Kim Jong Un.
Kim pohoi se politika shtetërore për armët bërthamore, tani do të jetë e përhershme për shkak të shndërrimit në ligj. Armët bërthamore të Phenianit janë pikërisht arsyeja përse vendi përballet me një seri sanksionesh të ashpra ndërkombëtare.Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e raketave balistike, me çfarëdo rreze veprimi. Disa prej tyre mund të bartin edhe koka atomike. Testimi i raketave lundruese ndërkohë nuk është veprim që sanksionohet, megjithatë, edhe këto armë mund të mbajnë mbushje atomike.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KimJongUn#NorthKorea#TopChannelNews
Ещё видео!