#reportTV #lajmeshqip #lajme
TIRANË- Arrestohet në Greqi Jorgo Leku i akuzuar për vrasje të dyfishtë në Elbasan. Ai është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, pasi më datë 15.08.2012, në lagjen "Çlirimi", Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri. Emri i Lekut u zbardh nga Ervis Bardhi i cili ishte i penduari i drejtësisë për vrasjen e babë e bir.
Gentian Beqiri i vrarë nga Leku bashkë me babain e tij është një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas. Në 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjes.
Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapjes duke e qëlluar atë dhe duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa vdiq më psa në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.
Kjo ngjarje solli më pas një sagë vrasjesh, deri në ekzekutimin e babë e bir nga Leku.
Në vitin 2012, Gentian Beiqiri, u vra bashkë me babain e tij Nazim Beqiri në shtëpi. Ky i fundit ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë. Bardhi në dëshmi ka deklaruar se bashkë me Lekun qëlluan Gentinanin. Më pas Olsi Leku ka qëlluar babain e tij. Vrasja është kryer me sende të forta si rrahje dhe mbytje me jastëk. Fillimisht e ka rrahur duke i thyer nofullat dhe më pas i ka vënë jastëkun, prej të cilit është mbytur.
Ещё видео!