Një 35-vjeçar është ndaluar nga Policia e Lezhës ditën e sotme, i cili mbante me vete një arsenal armësh.
Burime për korrespondentin e Klan News në Lezhë, Eris Nikolli, bëjnë me dije se i riu i veshur me rroba ushtarake rreth 35 vjeç, me anti-plumb u kap pranë një servisi në Ishull Shëngjin Lezhë.
Supozohet se arsenali do të përdorej për një ngjarje të mundshme kriminale.
Në çantën e të riut u gjetën granata, armë dhe municione luftarake.
Dyshohet se kohët e fundit, 35-vjeçari ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Policia e Lezhës deri më tani nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e tij.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!