Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shihen si dy partnerët më të rëndësishëm politikë e ekonomikë në sytë e kosovarëve. Këtë e tregon një sondazh i kryer në kosovë nga Qendra për Perceptime në Hulumtime, e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) i publikuar së fundmi.
Rreth 93% e të anketuarve e shohin Shqipërinë dhe Amerikën si partnerët politikë më të rëndësishëm të Kosovës, pasuar nga Gjermania me 92% dhe Turqia me 84%.
Pothuajse në të njëjtin nivel, Shtetet e Bashkuara me 93% dhe Shqipëria me 92%, shihen edhe si partnerët më të rëndësishëm ekonomikë. Lista vijon me Bashkimin Evropian (92%), Turqinë (88%) dhe Maqedoninë e Veriut (70%).
Për Shqipërinë, Amerikën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, kosovarët po ashtu kanë edhe mendimet më pozitive.
Një pjesë e madhe e të anketuarve, rreth 93%, mendojnë se politika e jashtme e Kosovës duhet të jetë pro-perëndimore dhe pro-Bashkimit Evropian. Ky mendim është në rritje në krahasim me shtatorin e vitit 2021, kur të njëjtin mendim për linjën e politikës së jashtme e kishin 66% e të anketuarve. Nëse një referendum do të mbahej për anëtarësimin në NATO, 95% e qytetarëve të kosovës do të votonin “pro”. Në të njëjtën masë, 95%, do të votonin "pro" edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosova#SHBA
Ещё видео!